Nga analiza e urines mund te thoni a kam infeksion urinar?

Question
Pershendetje,
Jam 14 jave shtazane, 27 vjec.
Kam bere analizen e urines dhe me poshte eshte pergjigja:
– Ngjyra:  E verdhe
– Transparenca:  Lehtesisht e turbullt
– pH = 5
– Graviteti specifik = 1.025
– Testet biokimike : negative (glucoza, proteina, leukocite, nitrite, urobilina, gjak, ketone, bilirubina)
– Ekzaminimi mikroskopik:    Leukocite = 12-16/fushe; eritrocite = 2-3/fushe;  urate = disa,  qeliza epiteliale = disa;   baktere = mesataraisht;  pak mukus
A kam infeksion te veshkave apo urinar? Nese jo, a kam rrezik per te patur me vone? Cfare duhet te bej?
Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2018-11-01T11:44:49+00:00

    Pershendetje,

    Faleminderit qe ndate me ne shqetesimin tuaj. E lexova me vemendje rezultatin e analizes suaj te urines dhe pergjigja ime eshte si me poshte:

    • Leukocitet (rruazat e bardha) jane te larta.
    • rruazat e kuqe (eritrocitet) jane lehtesisht te rritura
    • prania e moderuar e bakterieve ; te gjitha keto elemente se bashku japin indikacion per infeksion urinar.

    Keni nevoje te mjekoheni me antibiotike. Por me pare do ju keshilloja te kryeni nje analize tjeter te urines: urokulturen. Ne kete menyre ne do sigurohemi per llojin e infeksionit dhe per antibiotikun me te pershtatshem per te bere mjekimin duke patur parasysh se jeni 14 jave shtatzane.

    Ju keshilloj te konsultoheni me tej me gjinekologun tuaj. Nderkohe do ju rekomandoja te perdornit caj trendafili ose thane si nje anti-septik urinar natyral. Mund ta merrni edhe si suplement.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

    Sherim te shpejte.

    Dr.Albana

    Best answer
    Cancel the best answer

Leave an answer