Ndryshime ne periodat

Question

Doktoreshe Albana pershendetje!

Doja nje pergjigje ne lidhje me periodat time. Jam 34 vjec. Zakonisht periodat dy tre dite me vijne ngjyre kafe, me pas periodat zgjasin 3-4 dite apo mbase dhe nje apo dy dite me shume duke u shenuar ngjyre te kuqe, dhe me pas 3-4 dite te tjera ngjyre kafe.

Por kete muaj mu crregulluan edhe si kohe edhe rrjedhjet. Konkretisht muajin e kaluar u shenova ngjyre kafe ne dt 4 shkurt , dt 5 asgje dhe ne dt 6 me filluan periodat ngjyre te kuqe me zgjaten 4 dite, por i kisha edhe si te mpiksura njekohesisht, dhe me pas per 4 dite te tjera u shenova me ngjyre kafe dhe pak si roze.

Dhe periodat i prisja zakonisht 2 dite para ,pra ne dt 6 mqs shkurti esht me 29 dhe te filloja te shenohesha ne dt 1-2 mars.

Por ndodhi keshtu: u shenova ne dt 28 shkurt dhe me kane zgjatur 6 dite ngjyre kafe, me erdhen ne dt 5 mars,pra dje dhe sot kam , por i kam goxha te trasha,vishnje me bie e trashe.

Nderkohe muajin e kaluar u trajtoiva per e.coli dhe stafilokok me perlagyn ovula dhe ornisid ovula. Nderkohe po mar hekurin heferol kete muaj sepse ferritinen e kam 9 kurse hb 12,5. gjithashtu po marr vit d sepse e kisha 21. dhe kaq.

Por kete muaj kam qene goxha e stresuar.edhe ne pergjithesi jam tip detajist dhe acarohem per gjerat i vuaj vete te gjitha,mendoj dhe e strapacoj trurin tim shume per cdo njeri ,per cdo menyre te foluri te te tjereve.

Nuk e di a ndikon stresi ,, me pare ngjyren kafe e kisha me te theksuar kafe para dhe pas periodave,,kurse keto dy -tre muaj e kam me te holle dhe si e perzjere me roze,, dhe gjithashtu periodat kaq te trashura me shqetesojne a jane normale.

Mqs mezi me erdhen a ka ndikim kjo trashesia e tyre? eko normale kam bere para dy muajsh dhe jam trajtuar per infeksion edhe pse nga poshte kur me ka par doktori vazhdimisht thote qe un kam goxha sekrecione,, nderkohe dua te tentoj per shtatzani dhe ngela kam 3 muaj qe trajtohem per infeksione nga poshte, duhet t bej ndonje eko nga poshte mos kam dicka apo cfare duhet te bej?

Answer ( 1 )

    0
    2024-03-16T19:30:27+00:00

    Pershendetje e dashur,

    Keto ndryshime tregojne qe trupi juaj po pergatitet per shtatzani.

    Eshte e vertete qe shtatzani nuk vjen pernjehere, ama kembengulja juaj dhe perpjekjet tuaja do arrijne te sigurojne qe te ngeleni shtatzane.

    Stresi eshte armiku kryesor per te vonuar nje shtatzani.

    Mendojeni keshtu: nga stresi nuk keni asnje perfitim.

    Nese mjeku ju ka thene qe vezoret e mitra jane ok, atehere nuk ke asnje problem per te ngelur shtatzane.

    Tani shtimi i sekrecioneve tuaja eshte sepse sperma derdhet brenda ne vagine. Eshte kjo sperme qe duhet te kaloje mitren e te ngjitet lart ne vezore per te ngjizur vezen dhe pastaj te zbrese ne miter per te vendosur fetusin.

    Ama kjo sperme shihet si nje trup i huaj nga vagina, e cila shton sekrecionet. Kjo eshte plotesisht normale. Sigurohuni te mos laheni direkt pas marredhenies seksuale por te nesermen. Plus, do ju rekomandoj te qendroni shtrire per kohe te gjate pas penetrimit per te ndihmuar spermen te udhetoje ne vezore e jo te derdhet jashte.

    Normale qe te nesermen ose pas 2 ditesh pas ejakulimit brenda ne vagine, sperma do te dale jashte perzier me sekrecionet tuaja vaginale.

    Nga ana tjeter kur behen analizat e strishos vaginale, ne kerkojme gruas te mos kryeje marredhenie seksuale per 3 dite, ne menyre qe te marrim nje vleresim te sakte te gjendjes.

    Edhe njehere, ndryshimet qe keni verejtur tregojne qe trupi juaj po pergatitet per shtatzani. Mjafton te jeni te qete e te dashur me partnerin dhe do e shihni qe shtatzania do jete shume afer.

    Duke ju uruar gjithe te mirat.

Leave an answer