Mjek hematolog – hemoglobina 8 te filloj ferrovin injeksion?
Si jeni?
Kam ber analiz gjaku komplet dhe hgb me ka dal 8 .kam vite me anemi,e kam trajtuar me flakoncina dhe kokrra por pa rezultat.para 8 vitesh kam ber transfuzion gjaku dhe tani serisht kam dal anemike.dua te filloj ferrovin injeksionet venoze.
ju lutem me ndihmoni dot me dozen sa ampula duhet te injektoj ne javë?
faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E lexova me kujdes te dhenat tuaja dhe problemet shendetsore qe keni dhe e kuptoj shqetesimin tuaj.
Tani, me duhet t’ju sqaroj disa gjera;
Se pari, ju thoni qe jeni anemike. Atehere pervec hemoglobines me duhet te vleresoj te gjithe panelin e serise se kuqe te gjakut si dhe nivelin e siderimise dhe ferritinemise ne organizmin tuaj. Keshtu qe ju lutem te me dergoni te gjitha analizat qe mund te keni kryer deri tani.
Dua te di si fillim nga eshte shkaktuar anemia qe ju ka detyruar te kryeni nje transfuzion gjaku para 8 vitesh. Duhet te keni parasysh se mjekohet shkaku i anemise si fillim.
Ferrovin injeksione permbajne hekur qe te ndihmojme te shtohet hemoglobina. Ama, ferrovin nuk do te mjekoje problemin qe e ka shkaktuar anemine. Dhe gjendja do perseritet serish.
Ne pritje te informacioneve te siperkerkuara.