Marrje mendsh të brenshme dhe me ndikim të jashtem

Question

Përshëndetje,

Desha te dija sa kokrra mund të konsumohen vasoserc për të përballuar këtë ndjesi..ju flm pres përgjigje ..

Answers ( 4 )

    0
    2019-07-01T10:16:08+00:00

    Pershendetje,

    Perdorimi i vasoserc eshte ne varesi te shenjave klinike sidomos te episodeve te marrje te mendve.

    Ajo varet dhe nga doza e dhene nga mjeku juaj : 8 mg? 16 mg? apo 24 mg?

    Ne pergjithsi nuk keshillojme e shume se 32 mg ne dite ne episodet e moderuara. Por mund te shkoje dhe 48 mg ne raste me te renda.

    Me tregoni se cfare doze vasoserc keni marre? Plus me tregoni:
    – sa episode marrje mendsh ne dite keni?
    – prej sa kohesh?
    – sa e keni tensionin arterial?
    – marrja e mendve eshte lidhur me : veshin e brendshem? spondyloarthroze? apo me luhatjen e Tensionit arterial?

    Faleminderit.

    0
    2019-07-01T13:12:44+00:00

    Përshëndetje: doktoresha, kam pothuajse 4 vjet po hyje në vitin e 5 ..kam marrje mence dhe lëkundje i kam të brencme dhe të jashtme ..tensioni i zemrës është 11.6 kurse rrahjet jan te larta 115 shkojnë po zakonisht jan edhe pak më të ulta se vlera e lart ..jam vizituar Pere veshin e mesëm nuk më kan dal keq më kan then se mundu të vazhdosh për ca kohë mjekimin e Versace 24 mg ose betesers 24mg ..analizat më kan dal të gjitha në rregullu në norm . Dhe vizita e zemrës ka dal shum mir ..po s’po e kuptoj nga vizitat dhe analizat Dali çdo gjë në rregull her pas her kam nuhatjen e marrje mence detyrohem dhe marr hapje kur kam ndjesinë e marrje mence??

      0
      2019-07-02T07:36:32+00:00

      Pershendetje,

      Po ndonje grafi te qafes keni bere? Nganjehere spondyloarthroza e qafes jep te tilla shqetesime si marrje mendsh.

      Krahas Vasoserc 24 mg jo me shume se 2 tb ne dite, 3×1/2 tb, deri ne qetesimin e simptomave.

      Mund te perdorni vaj peshku si kombinimi i Vastarol dhe vit.B si Bierhefe.

      Por vajin e peshkut e perdorni me kujdes tani ne vere se mund te jape probleme me hollimin e gjakut. Ose mund ta vazhdoni ne Shtator ose Tetor kur te freskohet koha. Nderkohe Bierhefe mund ta filloni ta perdorni tani.

      Kur keni episodin e marrjes se mendve, duhet te uleni ose te shtriheni derisa te kaloje.
      Kujdes levizjet e menjehershme te qafes, pasi ato mund te shkaktojne humbje ekuilibri e marrje mendsh.

      Plus kontrolloni dhe dhembet tuaj, pasi disa dhemballe te fundit si ato te syrit mund te japin dhimbje te shoqeruar me marrje mendsh e nuk e kuptojme nganjehere se nga vjen.

      Nese do keni ndonje shqetesim tjeter, me shkruani serish.

    0
    2019-07-03T12:28:12+00:00

    Flm shum Pere përgjigjen dhe për çdo lloje këshillë..grafin e qaf se kam bërë. Pere vajin e peshkut se kam konsumuar Pere efekt të yndyrave mos rriten..sa për 2 dhëmballët nuk di ç’të them se i kam hequr nervin dhe i kam bërë me mbushje se më kishin hikur dhëmballët ansore …kam eliminuar kafen e pij rrallë ..por ke uji me gas vura re se aty thillonin marrje mence sapo pija pak ujë me gas thillonin nuhatjen..por nuk po i kosumoj.. një pyetje: a ka shërim kjo ndjesia e marrje mence se edhe ilaçet që jan parandaluese po s’po bëjn gjë se rri dhe shfaqen shenjat..

    0
    2019-07-03T13:49:58+00:00

    Pershendetje

    Sherohet Po do kohe deri ne disa muaj deri ne stabilizimin perfundimtar.

    Vaji I peshkut nuk rrit yndyrnat. Perkundrazi lehteson shqetesimet tuaja dhe ndihmon ne uljen e Tyre.

    Duhet te perjashtoni problemet me stomakun duke u konsultuar me gastrohepatologun.

    Sherim te shpejte.

Leave an answer