Marramendje dhe rëndesë mbas koke.

Question

Përshëndetje!

Ka disa muaj që ndjej marramendje të lehta, të cilave javën e fundit u është shtuar një rëndesë mbas koke tepër e fortë. Kjo rëndesë më interferon me aktivitetet e mija të përditshme dhe nuk më lejon as të fle normalisht.

Kam bërë analiza te cilat kanë dalë në rregull (nuk kam mungesë hekuri apo vitaminash sikur dyshonte mjekja ime). E kam mbajtur edhe tensionin nën kontroll dhe gjithmonë është brenda normave.

Theksoj se kam një regjim ushqimor shumë të shëndetshëm dhe jam goxha aktive. Kam një punë që nuk më lodh fizikisht dhe i kushtoj vëmendje shëndetit mendor andaj nuk më rezulton që së fundmi të kem qënë tepër e stresuar për ndonjë gjë në veçanti.

Po ju bashkëngjis edhe analizat dhe nuk e di nëse mund të më sugjeroni ndonjë medikament ose praktikë që mund të ndjek për këtë problem.

Faleminderit !

Answers ( 2 )

    0
    2023-03-09T19:32:38+00:00

    Pershendetje,

    Analizat tuaja te gjakut duken normale. Edhe nivelet e hormonit te panelit te tiroides duken normale.

    Kjo rendese ne koke e shoqeruar me marrjemendje, mund te jete per 2 arsye:

    1. ndryshime ne tensionin e gjakut (edhe pse ju thoni qe e keni nen kontroll)
    2.  spondiloarthroza (artroze e shtylles kurrizore ne nivelin e qafes).

    Per mua:

    • monitorim te rregullt te tensionit te gjakut, mbani shenim rezultatet e matjes se tensionit te gjakut
    • aplikoni krem antalgjezik ne pjesen e qafes duke e masazhuar lehte
    • per marrjen e mendve mund te perdorni betahistine 16 mg 2 here ne dite per 10 – 20 dite te pakten
    • mbani shall ose te mbrojtur zonen e qafes qe te mos lejoni ndikim negativ te te ftohtit ne muskujt e qafes duke renduar situaten
    • perdorni suplemente me permbajtje magnezi e glucozamine per te lehtesuar simptomat

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar.

    Gjithe te mirat.

    0
    2023-03-09T19:36:41+00:00

    Faleminderit Doktoreshë!

    Do t’i ndjek me përpikmëri të gjitha këshillat tuaja, uroj të kem përmirësime!

    Ju uroj mbrëmje të qetë!

    Best answer

Leave an answer