Lidhur me vaksinen e hepatit B ne adulte
Pershendetje , jam nje vajze 27 vjec dhe kam bere analizat per hepatitet dhe ato qe kane dale pozitive jane : Anti-HBc(Total) pozitive 0,016S/CO Anti-HBe pozitive 0,921 S/CO
Anti-HAV Total Pozitive >60 IU/L
Doktori infeksionist me tha te beja nje analize tjeter : Ac.anti-Hbs 9,59 mIU/mL
Doktori me tha te beja vaksinen per mbrojtje nga hepatiti B , por une nuk e gjeta ne ate kohe.
Analizat i kam bere qe ne date 18 .06.2018
Pyetja ime eshte a duhet ti perseris prap analizat tani qe e kam vaksinen apo nuk edhte e nevojshme? Faleminderit !
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Faleminderit qe keni zgjedhur platformen pyetmjekun.com per pergjigjen e shqetesimit tuaj shendetsor.
E pashe me vemendje pergjigjen a analizave te hepatitit dhe pergjigja ime eshte si me poshte:
Ju keni bere anti-Hbs dhe rezultati 9.95 konsiderohet ne vlera te uleta. Keshtu qe nuk besoj te keni siguruar mbrojtjen e nevojshme ndaj hepatitit.
Nese do te isha mjeku juaj, duke pare rezultatin e ketyre analizave dhe meqenese kane kaluar 6 muaj nga testet e fundit, do t’ju rekomandoja te ribenit keto teste per te vleresuar me mire mbrojtjen tuaj perpara marrjes se vendimit per te kryer vaksinimin. Testet qe do ju rekomandoja jane si me poshte:
– HbsAg
– anti-Hbs
Pasi te marrim pergjigjen e ketyre analizave, e te vleresojme me mire gjendjen tuaj shendetsore, mund te vendosim per te filluar vaksinimin.
Duhet te keni parasysh se vaksinimi ndaj hepatiti B behet ne 3 doza, perkatesisht 0, 1, 6 muaj. Periudha midis dozes se pare (0) dhe te tretes nuk duhet te jete me shume se 4 muaj.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Nese keni ndonje shqetesim tjeter, mund te me shkruani serish.
Dr.Klerida Shehu,
Gastro-hepatologe, Spitali Continental
Lektore Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike Tirane