Answer ( 1 )

    1
    2023-08-18T19:51:10+00:00

    Pershendetje,

    Ka shume mundesi te jeni duke treguar per analizen e urines komplet. Ju lutem ma dergoni te plote pergjigjen e saj.

    Mos u shqetesoni, leukocit esteraza eshte nje enzime e cila clirohet nga prezenca e leukociteve ne urine (pra ne rastet e infeksionit) . Por ne disa raste,  tregon qe analiza eshte kryer shume vone pas marrjes se kampionit apo ndoshta nuk eshte lexuar mire nga kompjuteri.

    Nese del i larte, atehere, kerkojme dhe ekzaminim mikroskopik te urines per te numeruar leukocitet per fushe. Jam e sigurt qe analiza juaj e ka kete pergjigje, keshtu qe po ju kerkoj te me sillni pergjigjen e plote te Ngarko Foto/Analiza.

    Me pare duhet te shikoj analizen, pastaj t’ju jap nje mendim sa me te plote.

    Ne pritje…

Leave an answer