Kura per tensionin e larte

Question

Pershendetje,

Desha te pyesja për mamin është 64 vjeçe, vajti në urgjencë dje në orën 4 te mëngjesit me hipertension,  i dhane një recetë ata për tension i piu.  Mirepo prapë ka marrje mendsh apo është normale sa të bëj kuron e tensionit?

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-02-24T12:17:56+00:00

    Pershendetje,

    Nese mamaja ka patur tension te larte, atehere, me fillimin e mjekimit duhet te kalojne disa dite qe te arrihet rezultati i deshiruar (pra ulje e tensionit).

    Per mua, duhet te rrije sa me e qete, dhe te perdore ilacet e keshilluara rregullisht.

    Plus, duhet te mase tensionin e gjakut, ti shenoje me nje leter ose bllok, qe ta kete si reference per mjekun qe e ndjek per te kuptuar gjendjen e saj.

    Gjithashtu te kete kontrolle te herepashershme me mjekun e familjes apo kardiolog per te vleresuar ecurine. I beni edhe disa analiza si ato te kontrollit baze prane qendres suaj shendetsore.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer