Kur kryej nevojen jashteqitje. Me rrjedh sperme nga penisi
Question
PERSHENDETJE.
JAM NJE DJALE 19 VJEC. KUR BEJ JASHTEQITJEN, GJATE FORCIMIT ME DEL SPERME NGA PENISI.
NDERSA KUR URINOJ NUK ME NDODH . KA RRETH 1 MUAJ QE ME NDODH SA HERE QE BEJ NEVOJEN
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Dalja e spermes sa here qe shtrengoheni gjate defekimit ka te beje me shtypjen qe i ben zorra prostates dhe stimulimit te derdhjes se spermes.
Ju referoni qe defekoni me veshtiresi pasi ju duhet te shtrengoheni gjate defekimit. Kjo me ben te mendoj qe vuani nga kapslleku. Ne te tilla raste, fecet qendrojne per nje kohe te gjate ne zorren e trashe duke ndikuar ne zmadhimin e permasave te saj.
Gjate defekimit me veshtiresi, shtrengimi krijon nje fare presioni ne brendesi te hapesires se barkut. Si rezultat, fecet e medha ne sasi do te shtypin organet qe jane perpara (prostaten e veziken urinare), duke stimuluar edhe rrjedhje nga keto organe.
Per mua, duhet te menaxhoni mire kapsllekun, e duhe te rivendosni nje funksion me te mire te zorres se trashe ne menyre qe ajo te zbrazet e plote cdo dite.
Nese do vazhdoni me rrjedhjet e spermes, edhe pse nuk do keni me probleme me shtrengimet gjate defekimit, atehere do ju duhet te beni analiza te metejshme. Por per momentin, per mua do te ishte mire te rivendosnit funksionin e rregullt te zorres se trashe duke lehtesuar kapsllekun.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.