Kruajtje e vazhdueshme

Question

Pershendetje jam nje vajze 29 vjece, prej pak kohesh kam kruajtje te vazhdueshme ne zonen intime (jo ne brendesi po pjesa ballore,pjesa e qimeve publike) dhe probleme me lekuren nga kruajtja saqe rripet lekura dhe ndonjehere del dhe gjak nga gervishtja, cili mund te jete shkaku dhe cfare me sugjeroni te bej?

Answers ( 2 )

    0
    2020-08-07T12:25:40+00:00

    Pershendetje,

    Ka disa arsye per problemet tuaja.

    1. Aknet e depilimit, sidomos nese perdorni brisk per te hequr qimet e asaj zone. Duhet te mos perdorni me brisk por me makinen tuaj personale ose me dyll.
    2. Myk i lekures aty rreth pjeses vaginale (tinea)
    3. Parazitet intestinale te cilet mund te levizin dhe te vendosen ne pjesen pubike (sidomos naten dhe heret ne mengjes).

    Per mua, te beni nje analize Fece parazit. Dhe nderkohe perdorni si me poshte:
    – pastroni pjesen genitale me lares me pH neutral
    – shpelajeni mire, thajeni me nape te paster apo peshqir te bute (qe duhen zier pasi te perdoren)
    – aplikoni krem clotrimazole intra- dhe peri vaginal (brenda dhe ne zonen rreth e qark vagines ne darke per 6 dite rresht
    – gjate dites perdorni krem aloe vera gel per te rigjeneruar lekuren
    – nese jeni seksualisht aktive e keni nje partner i cili edhe ai ka probleme si kruarje, do ju keshilloja te mos kryenit marredhenie seksuale derisa te permiresoheni dhe nderkhohe edhe ai duhet te mjekohet me krem clotrimazole

    Mund te me dergoni me attach foton e pergjigjes se analizes fece parazit kur ta merrni nga laboratori.
    Me shkruani serish nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

    Sherim te shpejte.

    Best answer
    0
    2023-04-15T16:05:22+00:00

    pershendetje jam nje djal  30 vjeç.   dhe une kam te njejtin problem si vajza pak me lart me kruajtjen dhe skuqje dhe gjak ne zonen intime

Leave an answer