Konsultim me dermatologun – kruarje dhe pucra ne trup dhe vende intime

Question

Kam 5 muaj qe kam kruarje dhe puqra ne trup dhe vende intime kruarje shume intesive kam mar ilace kokerr krem dhe nje si shampo po prap asnje efekt,

Cfare mjekimi mund te marr? Jam ne France jo ne Shqiperi tashme

Answer ( 1 )

    0
    2024-01-13T22:00:35+00:00

    Pershendetje,

    Kruarje qe ndjeni ne gjithe trupin dhe ne zonat intime duke jetuar ne France, kane disa arsye si me poshte:

    • kushte e ambjentit ku jetoni. Ka shume rendesi te mbani paster vendin ku jetoni, sidomos shtresat dhe rrobat tuaja. Nese e ndani ambjentin me persona te tjera, atehere duhet te siguroni ta mbani vendin paster. Ne te kundert, parazitet te ndryshem mund te ngrene koke, dhe shkaktojne semundje te tilla te shoqeruara me kruarje si ne rastin tuaj. Mbajtja paster e ambjentit mund te ndihmoje ne kete rast.

     

    • Gjithashtu dhe prezenca e mykut dhe mos  ajrosja e ambjentit ku jetoni mund te shkaktoje keto lloj kruarje.

     

    • djersitja e tepert sidomos nese puna qe beni kerkon intensitet e ju ben te djersiteni, dhe mbajtja e kepuceve veshur gjithe diten mund t’ju kete shkaktuar myk te kembeve, i cili mund te jete perhapur ne pjesen genitale. Mbani te brendshme pambuku dhe te pastra.

    Gjithesesi, e rendesishme te perjashtojme semundjet parazitare te siperpermendura. Per kete, me duhet me shume informacion per ambjentin ku jetoni? nese jeni vetem apo me persona te tjere jo te aferm? nese ka mangesi ne pastrimin apo ajrosjen e ambjentit ku jetoni apo punoni? Nese personat e tjere me te cilet jetoni kane te njejtat shenja me kruarje apo jo?

    Dhe eshte e rendesishme te me dergoni foto to pjeseve te trupit qe ju kruhen (nese keni ndonje shenje te jashtme te dukshme).

    Ne pritje te informacioneve e fotove te siperkerkuara.

     

Leave an answer