Kokdhimbje e marramendje

Question

Pershendetje, ju lutem me ndihmoni. Jam Romelda 32 vjece

Kam kok dhimbje prej 5 ditesh dhe marrje mendesh 24 or pa nderprerje , nese leviz koken humbas ekuilibrin, nuk di kujt ti drejtohem e cfar te bej, konsulta me bie pas nje muaj me neurologun dhe un kuptoj qe dicka nuk shkon ne koken time, rri her e kuqe ne ftyr her shum e zbeht, nuk duroj dot zhurma e as drita, nje sy mezi e hap. Nuk po duroj dot me

Answer ( 1 )

    0
    2023-02-28T20:50:34+00:00

    Pershendetje Romelda,

    Per mua, duhet nje konsulte e menjehershme me mjekun neurolog. Meqenese konsulta qe keni vendosur do te jete pas 1 muaji, shkoni ne Sherbimin e urgjences me shenjat tuaja per te marre ndihme urgjente nga neurologu.

    Njekohesisht ju rekomandoj dhe disa analiza laboratorike si gjaku komplet me formule, bilanc i plote biokimik, elektrolitet, testet per tiroiden, nje grafi e qafes nese nuk planifikoni per shtatzani se afermi plus dhe nje kontroll imediat te mjeku okulist.

    Nderkohe, matni tensionin e gjakut, dhe i shenoni matjet ne nje flete per tia treguar mjekeve qe do ju ekzaminojne.

    Shpresoj  t’ju kem ndihmuar. Mund te merrni Betahistin 16 mg 2 here ne dite nderkohe, dhe Vertiplex 1 here ne dite per te lehtesuar shenjat e marramendjes.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer