Kembet e vajzes

Question

Pershendetje doktor.Vajza ime eshte vetem 12 vjec dhe ka dhimbje ne shputen e kembeve.Nuk e kam cuar ne asnje mjek pasi nuk pranon tja shohin kembet dhe corapet i heq vetem kur ben dush.Kur ta dhimbje shume rralle i jap paracetamol.A eshte normale qe nk do tja shohin kembet?A eshte e rendesishme vizita?Si mund ti bej masazh ne shtepi?Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2020-06-13T08:43:36+00:00

    Pershendetje,

    Nese vajza i mban me corape kembet, ju si nene duhet ti afroheni me shume per te pare e vezhguar nese ajo ka ndonje demtim te kembeve. Nese po, duhet ta siguroni vajzen se ka zgjidhje per cdo gje. Ne moshen e vajzes suaj (12 vjece) eshte normale qe femija te kete frike, por ne duhet ta sigurojme qe cdo gje do behet mire e qe ajo duhet te kete besim te ju e te mjeket per ta ndihmuar.

    Mund te kete dhe problem estetik si psh te mendoje qe ka kembe te shtrembeta. Eshte normale ky mendim. Ama, ju duhet ta ndihmoni qe ajo ta doje dhe te respektoje veten dhe te mos kete turp per ate qe eshte. Mjafton qe ajo mos te kete probleme te verteta shendetsore.

    Ne lidhje me dhimbjen e kembeve, per mua mund te jete e lidhur me rritjen e kockave. Gjithsesi konsultohuni me ortopedin per te perjashtuar problemet me serioze.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje problem tjeter.

Leave an answer