Babai mosha 65 vjec operuar ne aorten abdominale
Question
Pershendetje.
Faleminderit per pergjigjen tuaj .
Dua tu ve ne djeni dhe nderkohe tu pyes doktor…
Babai ime eshte operuar ne aorten apdominale ne pjesen e barkut. Ka 10 dite i operuar.
E kemi nxjer qe para 3 ditve nga spitali. Problemi qendron se eshte shum i pafuqishem i dhembin komplet muskujt kockat. Dhe me e cudicmja eshte qe i dhembin te dy testikujt dhe pulpat e kembeve. Hecen por shum i kontraktuar dhe ka dhimbje sikur tja ket goditur dikush shum fort. Nuk e kuptoje arsyen.
Mbetem ne pergjigjen tuaj te dyte .
Ju faleminderit!
Fjorentina Halili
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Gjithcka ka te beje me operimin. Kini parasysh qe operimi ka qene i veshtire dhe i rende. Shyqyr Zotit ka dale mire, por ama duhet pak durimin qe ne moshen e tij te arrihet permiresimi dhe ecuria normale e jetes.
Mjafton qe te mos kete trombe (mpiksje gjaku diku) pa te tjerat rregullohen. Ndiqni keshillat e mjekut qe e operoi ne menyre rigoroze.
Monitoroni shenjat vitale: Tensionin e gjakut, ritmin e zemres, saturimin e oksigjenit, glicemine, temperaturen.
Gjithe te mirat.