Influenca A virus

Question

Pershendetje , burri im per momentin eshte ne spital ka virusin Influenca A , ndezje ne te dy mushkerit , okeigjenin e ka 65-75 eshte ne koma artificiale sapo morem informacion se mushkerit kane filluar pak permisim oksigjeni ka aritur ne 80-83 por dolen disa analiza disa ishin mire kurse disa tjera keq kishte munges te proteinave dhe disa gjera tjera nuk e mbajta mend ju lutem me thoni a ka sado pak shpres me jepni ndonje informacion ju lutem

Answer ( 1 )

    0
    2024-01-23T12:01:57+00:00

    Përshëndetje

    Influenca A virus është shkaktari më i shpeshtë për gjendjet virale në popullsi më përhapjen të shpejtë dhe mundësinë më të madhe për të pësuar komplikacione në mushkëri të tilla si pneumonia.

    Në rast se ndodh pneumonia, mushkëritë nuk funksionojnë si normalisht prandaj dhe oksigjeni ka zbritur dhe pacienti është nënshtruar ventilimit artificial.

    Fakti që oksigjeni është rritur nga 65 në fillim në 83 flet për shenja përmirësimi. Ama akoma nuk e ka kaluar periudhën e vështire per të thënë plotësisht i shëruar.

    Me ndihmën mjekësore në spital e lutjet tuaja nda Zotit, shpresojmë që ai të bëhet me mirë.

    Klikoni këtu për të marrë më shumë informacione për virusin e gripit (influenza).

    Duke ju uruar shërim të shpejtë.

Leave an answer