Infeksion gjenital
Pershendetje, shpresoj te jeni mire!
Ka ca kohe, disa jav qe jam shqetesuar rreth nje “infeksioni” apo nuk e di se qfar eshte ne organin gjinital
Jam femer 20vjeq, nuk kam kryer asnjeher mardhenie seksuale gje dhe rreth organit gjinital me jane paraqitur disa “lyrtha” te bardha. Kam lexuar per to dhe ne baze qfar kam lexuar quhen “ condyloma” dhe shkak jan infeksionet seksuale, por meqenese nuk kam bese asnjeher mardhenie qfare mund te jete problemi?
Jam e shqetesuar dhe nese mund te me tregosh perse me jan paraqitur, si mund tu kurohen, dhe a jan te rrezikshme?
Faleminderit!
Answer ( 1 )
Përshëndetje
Ju lutem me dërgoni foto të atyre që ju janë shfaqur në zonën gjenitale.
Nëse nuk keni kryer marrëdhënie seksuale ndonjëherë nuk ka shanse për sëmundje seksualisht të transmetueshme.
M’i dërgoni fotot njëherë për t’i vlerësuar nga afër.
Dhe më tregoni çfarë përdorni për të hequr qimet e zonës intime?
Në pritje të fotos e informacioneve të siperkerkuara.