Humbje ekuilibri marrje mendesh

Question

Kur jam ne hecie me merren mendet nuk ruaj dot nje ekuiliber . Ndonjeherë me rendohet edhe koka . Kur kthej koken njeheresh me merren me shume mende.

Answer ( 1 )

    0
    2023-02-20T10:27:45+00:00

    Pershendetje,

    Te dhenat tuaja klinike referojne per spondyloarthroze te shoqeruar dhe me sindromen e marrjamendjes (sindrome vertiginoze).

    Nese me pare nuk keni vuajtur, duhet te:

    • kontrolloni tensionin e gjakut, dhe te mbani shenim vlerat
    • beni nje grafi te shtylles kurrizore pjesa e qafes
    • perdorni Arnica Gel per lyerje te qafes dhe shpines

    Betahistina eshte preparat i duhur per dominimin e shenjave te marrje-mendve, por duhet nje recete fizike nga mjeku juaj kurues.

    Edhe njehere eshte e rendesishme te monitoroni tensionin e gjakut dhe te perjashtohen problemet kardiovaskulare dhe ato me qarkullimin e gjakut ne tru.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer