Hpv test, infeksion vaginal

Question

Pershendetje doktoreshe.

Ju kam shkruar edhe me pare ne lidhje me disa gije mishtore qe me kishin dale tek buzet e vogla te vulves dhe tek perineumi.

bera sot nje vizite tek gjinekologu , pasi me p tha se ishin kondiloma, bleva condilime dhe ma aplolikoi serish doktori , dhe ditet ne vazhdim do e aplikoj vete.

gjithashtu duke qene se me bashkeshortin do planifikojme per shtatzani, doktori me rekomandoi strishe vaginale pasi nga ekzaminimi poshte dhe ne the ko pa qe kisha shume sekrecione.

sot isha ne diten e 7 te periodave, deri ne diten e 5-te pata rrjedhje menstruale fiten e 6-te jo, kurse sot ne mengjes me kulloi nje leng as i holle as shume i trashe, ngjyre roze.

dhe mendova te shkoja sa per te me pare doktori kondilomat dhe per analizat ti veja me vone.

por doktori tha nuk ka problem dhe me mori material edhe per strishe vaginale dhe per hpv test.

a mund te me dalin te sakta keto rezuktate ne kete dite te ciklit, sepse pambuku e pashe qe sa her me mori analiza ishte roze nga lengjet ne vagine. Sepse testi i hpv kishte dhe kosto shume te larte.gjithashtu para se te shkoja une u lava nga poshte me gyn 8. Diten me pare lisha perdorur edhe krem depilimi.

gjate letyre diteve me dha te perdor ornisid per 5 dite.

une ne tetor bera analiza dhe dola me stafilokok dhe candida spp. bera per 6 dite ovula polygynax dhe larje me gyn8. Si ka mundesi qe une nuk pastrohem nga myku? Kam rreth 2 vjet qe kam shume myk.

ne fund te gjithe ketyre me shenoi analizat qe esht mire ti besh tha mqs do tentojme per shtatzani si: paneli trombofilik dhe torch qe perfshinte disa viruse.esht e nevojshme ti bej keto ?

gjithashtu edhe bashkeshortit ju acarua penisi dhe pas marredhenies kishte pika te kuqe tek koka e penisit , kurse keto dite i ka me te qeta por prap prezente disa pika mishtore te ngritura tek koka e penisit, perteth kokes dhe ne trup te penisit.Ne lidhje me kete njer na tha te shkojme tek dermatologu, njer tha te presim rezuktatin e analizave time,

dhe me sa tha besoj per myk do trajtohet edhe bashkeshorti, por ai esht me hepatit b edhe pse jo aktiv , por analizat i ka akoma t larte te alt dhe ast.
Mos ka ndikim tek melcia mjekimi?

kurse per pjesen e tij si mund ta trajtoje nje dermatologe ?
dhe tani qe e mendoj se di a ka lidhje me kete edhe nje problem tjeter i tij me ngritjen e penisit, i ngrihet por nuk i qendron sh ngritur, duhet ta kape me dore sepse ndryshe i bie, as kete pjese nuk e kuptoj.

ne kemi ktyer marredhenie vone seose une kisha frike nga humbja e virgjerise, por tani qe u ktye dhe te tentojme per shtatzani na dalin gjithe keto gjera.

dhe gjithashtu prishet shoejt brenda ne vagine. Nuk e kuptoj.
doktoresh me fal se shkruajta shume, por un e lodh shume veten me mendime per cdo gje dhe kam nevoje te di cdo gje , sidomos per shendetin.
duke ju falenderuar , jam ne pritje te pergjigjes suaj.

Answers ( 2 )

  1. Doktoresh , per ornisid po lexoj ne kuti qe perdoret per trichomoniasis, mua sot ne analiza vaginale me doli : shkalla e pastertise 3, trichomonas negative, dhe se kuptoj pse me dha ornisid kur kjo esht negative;

    myk pozitiv

    leukocite per fushe 9-10, sepse isha ne fund te ciklit dhe pambuku ishte roze kur me mori materialin

    eritrocite 3-4 per fushe,

    celula epiteliale skuamoze mjaft,

    baktere mbushur fusha plot

     

    0
    2023-12-23T19:40:57+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    Ne fillim duhet te qetesoheni, e kuptoj shqetesimin tuaj por ka zgjidhje per cdo gje.

    Tani, per mua eshte shume mire qe keni nisur marredheniet intravaginale. Keto jane marredheniet me te natyrshme ne krahasim me ato anale (qe jane shume problematike).

    Normalisht kur kryhen marredhenie vaginale, do keni dhe probleme te cilat me kohe do qetesohen. Nga sa me tregoni, problemet nisin me problemet e mykut vaginal qe keni (koka e skuqur e organit genital). Ato pikat mishtore mund te jene edhe nga ferkimi pasi ndoshta keni qene e thate (nuk keni arritur orgazmen) ne kohen e penetrimit. Kjo ndoshta edhe nga frika qe keni nga marredheniet vaginale (qe normalisht nuk duhet te keni).

    Gjithesesi Ornisid eshte nje tip medikamenti qe indikohet jo vetem per trajtimin e trichomonas por edhe ne mikrobet e tjera anaerobe qe jane te shpeshta per infeksionet genitale. Kjo shpjegon pse mjeku ju ka dhene Ornisid (ornidazole) si mjekim.

    Gjithesesi mundohuni te mjekoni mykun vaginal jo vetem me antimykotike por edhe me probiotike vaginale e orale. Mendoj qe mjeku juaj kurues jua ka rekomanduar.

    Lokalisht bashkeshorti juaj mund te perdore krem clotrimazole (nese nuk i kane rekomanduar mjekim deri tani; nese i kane pershkruar mjekim, atehere te vazhdoje mjekimin rregullisht).

    Bejini mjekimin e plote, dhe cdo gje do te rregullohet. Vetem mos u shqetesoni me shume se c’duhet.

    Duke ju uruar sherim te shpejte.

Leave an answer