Gjenekologji – dhimbje ne krahun e majte e te djathte e dhimbje mesi
Question
Pershendetje
Kam nje dhembje ne krahun e majte po ka raste qe me kalon dhe ne te djathte plus dhe dhembje mesi. Ka disa dite po ka raste qe dhe pushon. Jam 31 vjece jam Duke tentuar dhe te mbes shtatzane.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Dhembjet qe pershkruani jane te lidhura me ovulacionin per mua. Meqenese keni dhe dhembje mesi, gjeja e pare eshte te perjashtojme infeksionet uro-genitale nepermjet nje analize urine komplet dhe strisho vaginale.
Nese nuk ka infeksion, atehere dhembjet kane te bejne dhe me kontraksionet e mitres sidomos para fillimit te menstruacioneve.
Ne rast se nuk keni menstruacioni, dhe nese mbani mend daten e pare te menstruacioneve te fundit, dhe ato ju jane vonuar, duhet te prisni deri ne 10 dite pas dates qe mendoni qe duhet te vinin, e te beni nje test shtatzanie.
Nje tjeter problem qe duhet perjashtuar eshte dhe ajo e lidhur me konstipacionin apo problemet me tranzitin e zorreve. Nje eko abdominale do ju ndihmonte ne kete rast.
Per momentin, si qetesues, meqenese po tentoni te ngelni shtatzane, mund te perdorni paracetamol.
Nese keni ndonje analize apo ekzaminim qe mund te keni bere, mund te ma dergoni.
Gjithe te mirat.