Gjendje gripale me temperature 37.8
Pershendetje!
Me falni per shqetesimin. Une jam 30 vjece. Kam 4 dite qe jam ne gjendje gripale, 2 ditet e para kam patur temperature maksimumi 37.8 por ka 2 dite qe e kam temperaturen 38, kam dhimbje koke dhe pak kolle. Une kam pir paracetamol por jam pak e shqetesuar sepse kam bere tentativa per te ngelur shtatezane, dyshoj qe mund te jem shtatezane por nuk e kam konfirmuar akoma.
Doja nje keshille ju lutem nese paracetamoli eshte i demshem ne keto kushte?
Answer ( 1 )
Përshëndetje
Me vjen keq për gjendjen tuaj gripale. Paracetamol është qetësues i mirë dhe efektiv për temperaturën dhe dhimbjet.
Për sa i përket sigurisë gjatë shtatzënisë, në fakt ky është një medikament që në e këshillojmë t’a marrin nënat shtatzëna për dhimbje apo temperaturë pasi nuk përbën rrezik për shtatzaninë.
Vetëm duhet respektuar të mos tejkalohet doza e rekomanduar ditore.
Ndërkohë merrni pak vitaminë C (Medi C) per 10 dite e pini sa më shumë lëngje frutash të freskëta, çajra, ujë në mënyrë që të rrini e hidratuar e të mund ta luftoni më lehtë sëmundjen.
Duke ju uruar shërim të shpejtë.
Me shkruani nëse do keni ndonjë shqetësim tjetër.