Gjakrrjedhje pas perdorimit te pilules se shtatzanise

Question

Pershendetje,

Dhimbje te madhe pas seksit gjakderdhje kam perdor mbrena 10 min hapin kunder shtatzanis pas 2 dite ka fillu gjakderdhja dhe tani jan ber 1 muaj un kam gjakderdhje dit per dit dhe dhimbje te tmerrshme.

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-12-07T09:02:48+00:00

    Pershendetje,

    Me vjen keq per situaten e veshtire shendetsore ne te cilen gjendeni.

    Dhimbja dhe gjakrrjedhja gjate aktit seksual ka keto  arsye:

    1. penetrimi i forte dhe i parakohshem qe mund te kete shkaktuar demtime lokale
    2. ju nuk keni qene gati e hapur ne momentin e penetrimit dhe kjo mund te kete shkaktuar shkolitje lokale.
    3. hymen i pahapur (pra nuk arrin carja e plote e himenit, gje qe ben te dhimbshme penetrimin

    Per mua, urgjentisht te konsultoheni me mjekun gjinekolog, nese ka demtime lokale, ai/ajo do t’i rregulloje.

    Plus, ilaci i urgjences qe keni pire ka shkaktuar disbalance hormonale, duke ju shkaktuar si efekt anesuar gjakderdhje te perditshme me dhimbje.

    Gjinekologu do e vleresoje situaten tuaj dhe do jape mjekimin e duhur. Mos e vononi takimin me te.

    Une mund t’ju them vetem te merrni tableta e hekurit te tipit Norhem per te ndihmuar organizmin te zevendesoje gjakun e humbur. Ama zgjidhja perfundimtare eshte me gjinekologun.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer