Gjakderdhja ne shtatzani
Pershendetje, uroj te jeni mire me shendet si dhe uroj tju shkoj mbare ky vitë.
Kam nje shqetsim nga i cili po ngarkohem edhe psiqikisht.
Kam shtatzanin e 2te ngase shtatzanin e pare kam pasur Abort ose lindje t parakohshme ne javen e 22 shkaku i infeksionit CRP te pa identifikuar shkaku i mos kerkeses se gjinekologes per ta realizu ate test.. gjithashtu qdo muj kam pas gjakderdhje edhe kam perdor utrogestan si dhe progesterone qdo 3 dite edhe nuk kam marr informacion kurr se pse kam pas rrjedhje per qdo muaj, si pasoj eshte demtu placenta eshte derdh lengu amoniatik dhe eshte dashte te kryhet lindja e parakohshme ne javen e 22, pas abortit kam kry te gjitha testet si dhe strishot vaginale pap test t gjitha kan rezultu se jane mire.
Kam fillu prap shtatzani tani prap jam ne javen e 22, deri ne javen e 18 gjithqka ka shku ne rregull qdo muj kam perserit analizat kan dal mire por ne javen e 18 pata prap gjakderdhje kam qendru ne spital ku kam perdor infuzione “Tukuliz” si dhe vitamina prenatale u ndal gjakderdhja shtatzania po vazhdon, tani ne javen e 21 gjinekologja ma kerkoi urinokulturen per heren e 3 pasi dy her ka dale mire te treten eshte lajmru bakteria Escheriacol, gjinekologja me pershkroi antibiotik te cilat dje i kam mbaru nuk po vrej ndonje ndryshim kam po t njejtat simptoma mirpo sido qe te jete nga neser e perseris prap urinokulturen, kam pyt doktoreshen se pse po ndodh gjakderdhja dhe nuk m dha ndonje shpjegim…
Pyetja ime per juve eshte kshtu: A mund te me informoni pse ndodh ky fenomen gjate shtatzanise dhe si te veproj?
Answer ( 1 )
Përshëndetje
Urime te përzemërta keni edhe ju duke shpresuar t’a keni bebin sa më shpejt në prehër.
E kuptoj shqetësimin tuaj pas gjithë probleme që keni hasur deri tani.
Gjithësesi mund t’ju them që për fatin e keq jo të gjitha shtatzanitë shkojnë me sukses deri në fund.
Kjo për disa arsye duke filluar nga sëmundjet infektive e deri te anemia, trashja e gjakut apo problemet me mitrën apo pozicionimin e fetusit.
Te gjitha këto analizohen përmes analizave paraprake.
Nëse keni rezultatet e analizave të bëra deri më tani, ju lutem të m’i dërgoni për të vlerësuar me specifikisht gjendjen tuaj shëndetësore.
Duke ju uruar shtatzani te mbarë e të shëndetshme.