Fyti ka nje polip

Question

 Pershendetja mjekja me e mire,

te kam munduar shume, por nuk di kujt ti drejtohem

mund ta shofesh ate qe kam rrethekuar ne foto, te pjesa uvules eshte e ngjitur me te nje pjes shum e holle e bute, nganjeher leviz nuk duket edhe at, a mund te jet polyp? Nuk e di edhe pse isha tek ORL nuk me jan hequr shume

dyshimet, dhe nuk jam ne dijeni nese e ka pare ket te uvula, nuk po di cte bej. Nuk e di a eshte polyp a wart aty qka mendoni, theksoj se nuk ndje as dhimbje as asgje, vetem ajo pjesa eshte “thin” e holle, nje ngjyre pak me e skuqur, shum stressful jam nuk e di cte mendoj, shum  vetem gjera te keqija mendoj nuk mund ta heq mendjen, jam femen me shum vese. 🙁

Te faleminderoj nga zemra, qe me ke kthyer çdo her pergjigjet, faleminderit shume.

Answer ( 1 )

    0
    2019-01-23T08:58:06+00:00

    Pershendetje e dashur,

    Ne jemi ketu per t’ju sherbyer te gjithe pacienteve shqip-foles online. Dhe kete e bejme me shume kenaqesi pa na shqetesuar aspak.

    Ndjese per vonesat tona pasi ne jemi te angazhuar dhe ne klinikat offline.

    Tani, ate formacionin ne fytin tuaj, une e kam vene re edhe ne foton tjeter qe me keni derguar me heret.

    Nuk duhet te shqetesoheni, nese mjeku ORL qe e ka pare nga afer ju ka thene asgje per tu shqetesuar, do ishte me mire t’ia lini kohes per te pare ndryshimet. Mundohuni te mos fiksoheni kaq shume pas formacioneve te fytit cdo dite. Mund ta kontrolloni fytin tuaj sigurisht, por jo kaq shpesh. Me idealja do ishte ta kontrollonit cdo jave, keshtu mund te shikoni edhe ndonje ndryshim sado te vogel.

    Edhe njehere, formacionet e juaja ne organet genitale te percaktuara si condyloma acuminata nga gjinekologu nuk jane per tu patur frike. Jane te bezdishme sigurisht, por kane per te kaluar vete pas disa kohesh.

    Mundohuni te mos perdorni peshqirat e hoteleve nese shkoni e qendroni atje, as carcafet ne hotele apo ne vende jashte shtepise. Ato jane nje shkak per te marre te tilla viruse te cilat jane rezistente ndaj nxehtesise.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.

    Dr.Albana

    Best answer

Leave an answer