Ferritinemia e ulur, analizat e gjakut normal

Question

Pershendetje ,

Kam mare mjekim per anemine 6 muaj 2 here ne dite ironorm globifer dhe ferritina ne analizat e fundit me del 10.8 .me pare e kam patur me pak se 10 gjaku komplet del ne rregull.

Si mund ta rregulloj ferritinen?

Flm

Answer ( 1 )

    0
    2024-06-21T09:53:59+00:00

    Pershendetje,

    Do te ishte mire te me dergonit pergjigjet e analizave te kaluara dhe keto tani per t’i bere krahasimin.

    Plus dua te di:

    • moshen tuaj?
    • gjinine?
    • vuani nga ndonje semundje kronike: diabet? semundje te zemres? tension? semundje rheumatizmale?
    • ndonje problem me stomakun apo jashteqitjen (defekimin)?

    Per informacionin tuaj te pergjithshem, ferritinemia tregon nivelin e ferritines ne gjak. Ferritina ne vetvete eshte nje proteine qe “ruan hekurin brenda vetes se saj” , pra sherben si tip depoje per hekurin ne organizem.

    Tani fakti qe ferritina eshte e ulur nderkohe qe parametrat e tjere jane normale jane shenja te anemise. Pra parametrat e tjere jane normale pasi trupi po perdor rezervat e tij per nje funksionim normal, akoma s’ka shkuar deri ne dekompensim te plote.

    Gjithesesi, me duhet te kem informacionet e siperkerkuara dhe analizat qe keni kryer deri tani per nje vleresim me te plote te situates, dhe dhenien e nje mendimi te dyte sa me te plote.

    Duke ju uruar sherim te shpejte, ne pritje….

Leave an answer