Eritrosedimenti ne nivelin 45

Question

Pershendetje,

Kam bere nje analize gjak komplet dhe yndyrnat dhe me ka Dale nje nivel eritrosedimenti  45, cfare analizash me keshilloni te bej, dyshoj se Kam sekrecione me pak ere, mund te japi infeksioni vaginal nivele te tilla eritrosedimenti.

  1. Faleminderit

Attachment

Attachment

Answer ( 1 )

    0
    2020-06-22T10:19:23+00:00

    Pershendetje,

    Rritja e erisedimentit ka disa shkaqe duke pershire:
    – infeksione te ndryshme: uro-genitale, te veshkave, fytit, mushkerive, etj
    – inflamacione te tipit arthrit apo rheumatizma

    Ne pergjithsi, kuadri i gjakut nuk eshte alteruar. Kjo do te thote qe inflamacioni/infeksioni eshte lokal pa alterime sistemike. Dhe kete duhet ta gjejme, prandaj per mua duhet te beni analize urine komplet, strisho vaginale, dhe te kontrolloni fytin, veshet, e mushkerine per te perjashtuar infeksionet e tyre.

    Nese nuk ka asgje, atehere ju duhet PCR, antistreptolizin dhe testi i faktorit rheumatoid per te vleresuar nivelit e arthritit.

    Nese perseri nuk del asgje, atehere, per mua te prisni per 3 jave, e te perseritni vec ERS per te vleresuar nese ka qene nje gjetje e rastit apo jo.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer