Ejakulim i shpejte
Question
Pershendetje me ndodh qe ne mardhenie seksuale te kem ejakulim shume te shpejte dhe te pakontrolluar
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E kuptoj shqetesimin tuaj. Ne radhe te pare ju duhet nje vleresim nese keni ndonje problem me spermen te tipit te infeksion qe jep kete ejakulim te shpejte.
Keshtu qe per mua te beni nje analize urine komplet dhe nje spermograme, e spermokulture per te vleresuar situaten, plus dhe nje eko abdominale dhe te aparatit urogenital.
Nese do dale cdo gje e paster, atehere cdo gje ka te beje me psikologjine tuaj. Duhet te punoni me partneren ne menyre qe edhe ajo te angazhohet qe te arrini orgazmen njekohesisht.
Mos u angazhoni shume ne lojra stimuluese dhe i ndaloni ato nese e ndjeni qe do ejakuloni. Nganjehere ushtrimi i presionit ne koken e organit ndal stimulimin, dhe kete mund ta beni kur jeni vetem pasi ndoshta partnerja nuk do ju kuptoje.
Mundohuni te angazhoheni me pune apo aktivitete te tjera ne menyre qe te mbani mendjen e trupin te angazhuar e larg stimujve seksuale.
Nese perseri nuk gjeni zgjidhje, ju duhet nje konsulte me psikologun qe te vleresohet gjendja juaj psikologjike e lidhur me ejakulimin e shpejte. Por me pare duhet te perjashtoni problemet organike duke kryer ekzaminimet si me lart.
Nese jeni ne Tirane, mund te kontaktoni ne 069 800 8006 per te kryer ekzaminimet e kerkuara sa me shpejt.
Gjithe te mirat.