Duhet të shqetësohem për probleme të mëlçisë?
Përshëndetje! Jam 38 vjeç dhe pasi bëra check up-in, disa vlera dolën shqetësuese! Konkretisht, ALT (SGPT) 85.80 dhe AST (SGOT) 46.50! Nisur nga kjo mjekja më kërkoi analiza shtesë të AST (SGOT) e cila rezultoi 33; Bilirubine rezultoi 0.81 dhe HBsAg rezultoi 0.31. Mund të më shpjegoni si kanë dalë këto analiza dhe a duhet të shqetësohem? Faleminderit!
Answer ( 1 )
Pershendetje,
A mund te me dergoni te ngarkuar me foto analizat e kryera. Jam interesuar per vlerat referuese qe perdor laboratori ku keni kryer analizen e HBsAg.
Nese HbsAg del pozitiv, kjo tregon per nje hepatit te mundshem viral, por smund te flas pa pare mire rezultatet e analizave tuaja.
Ndoshta e keni patur me pare dhe tani eshte aktivizuar ose e keni kaluar pa e ditur e tani eshte aktivizuar. Gjithesesi duhen vleresuar me sakte me rezultatet e analizave.
Ju lutem mi dergoni me foto.
Faleminderit.
Dr.Albana