Dua te nis nje shtatezani: ka problem te dy jemi grup gaku Rh njesoj?
Prsh!
Jam nje vajze 22 vjece e martuar. Dua te tentoj per te mbetur shtatezane por gjat disa analizave te ferritines dola me nivel 10.2 ng/mL dhe eritrocite 3.76 hemoglobina 11.3 dhe hematokriti 34.4.
Per keto po marr mjekim me ferro3 forte per 3 muaj qe me tha gjinekologia. Bera analizat e TSH me doli 4.6 ulU/ml. Dhe analiza e ureaplazmes doli pozitive dhe mykoplazmes negative.
Por nga analizat e gjakut une dhe bashkeshorti dolem te dy nje grup gjaku A(2) Rh (D) pozitiv.
A shkakton ndonje problem qe jemi te dy nje grup gjaku dhe Rh njelloj?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Te paturit e te dy bashkeshorteve me te njejtin grup gjaku Rh pozitiv nuk ka asnje lloj problemi per ngelur shtatzane as per te patur femije te shendoshe.
Problemi i vetem ka te beje ne ato raste kur ju jeni Rh pozitiv dhe bashkeshorti Rh negativ, dhe femija mund te jete Rh negativ. Ne keto momente, trupi i nenes e detekton si trup te huaj fetusin, dhe merr masa per ta flakur (per te bere abort). Prandaj nenes i behet nje injeksion per ta ndihmuar te mos abortoje.
Problemet me anemine, mund te jene te lidhura me fluksin e gjakut te madh gjate periodave apo me kequshqyerjen. Suplementet me hekur do ju ndihmojne. Edhe po te ngeleni shtatzane keto suplemente do ju ndihmojne qe te mos thellohet anemia gjate shtatzanise.
Problemet me infeksionet urogenitale jane normale per grate, dhe vazhdojne gjate shtatzanise. Kontrollet e here pas hershme dhe mjekimi i duhur do ju ndihmojne te menaxhoni keto situata.
Shpresoj qe t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Uroj qe te mireprisni nje bebush sa me afer.
Gjithe te mirat.