Dobesi mbrapa tek shpina
Pershendetje. Kam problem nga mbrapa ne pjesen e poshtme te shpines e deri tek kerbishti. Ndjej si dobesi te papare. Gjithashtu edhe kembet e humbasin fuqine teksa eci. Filloj te ndjehem keshtu vetem kur filloj e eci. Dhimbje nuk kam, por vetem dobesi. Ndonjehere kam dhe si dobesi shpimi nga mbrapa. Kam bere rezonance magnetike por po pres nje pergjigje dhe e mar pas nje jave. Mund te me thoni se cfare mund te jete dhe se cfare mund te bej gjate kesaj jave per te hequr kete ndjesi? Cfare trajtimi mund te bej vete? Gjinia mashkull, 29 vjec
Ju faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Prania e dobesise trupore mund te jete e lidhur me ndonje patologji te nervave te shpines.
Deri ne daljen e pergjigjes se analizave do ju keshilloja magnesium tipit Salmag 1 bust ne dite per te relaksuar muskujt dhe suplement me vitamin B kompleks te tipit Forte Nerve B 2×1 tb ne dite.
Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
Gjithe te mirat.