Dhimbje Stomaku
Pershendetje , jam 19 vjece .Para 2 muajsh kisha disa probleme me stomakun , dhe analizat me dolen se kisha ulcera dhe gastrit por dhe numri i helikobakterit me doli paksa i larte , fillova te perdor disa ilace qe mi leshoi doktori perkates por barku im sa vjen dhe perkeqesohet , kam fryrje vazhdimosht s mund te ha dot , ju lutem me tregoni nje menyre ose medikament si te shpetoj nga kjo gje ? Faleminderit.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Ulcera eshte nje patologji pak e veshtire e stomakut per tu kuruar. Pervec ilaceve, kerkon dhe te mbani nje regjim dietik strikt.
Megjithate, fryerjet e barkut dhe shqetesimet mund te jene dhe nga myku i zorreve pas perdorimit te antibiotikeve per ulceren (pasi antibiotiket jane pjese e skemes se mjekimit). Beni nje kulture te feces per candida dhe fece parazit per te vertetuar kete.
Nese dilni pozitiv, atehere ju duhet mjekim me antimykotike dhe antiparazitare njekohesisht.
Nderkohe, perdorni probiotic te tipit lactobacileve te kombinuara (p.sh. Enteromed).
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.