Dhimbje ne kraharor dhe ne shpine me LDH 385
Pershendetje
Jam 26 vjece. Kam nje dhimbje ne kraharor dhe ne shpine, kam marrë mendje dhe kam tre dite me tension 14 me 10. Kam bërë te tera vizitat analizat vetem LDH ME KA DAL 385.
Para 5 ditësh kalova nje atak paniku. Qe ate dite qe kam kaluar atakun e panikut kam dhimbje me pushon me fillon prape.
Mund te me thoni ca eshte? Jam shume ne merak.
Ju lutem me ktheni nje pergjigje.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Nje tension i larte ne moshen tuaj 26 vjec, vlen per tu vleresuar me tej. Per mua, duhet te kontrolloni tiroide (TSH, T3, T4) dhe eko te tiroides. Plus nje eko abdominale (duke perfshire veshkat dhe gjendrat mbiveshkore).
Ne lidhje me analizat qe keni kryer, mund te mi dergoni me foto, ne menyre qe t’i vleresoj parametrat?
Dhimbja ne kraharor per mua ka te beje me atakun e panikut qe ju riperseritet. Por ama ajo qe nuk shkon eshte tensioni i larte i cili perseri mbetet per t’u vleresuar. Per mua, ta matni 2 here ne dite (paradite esell dhe mbasdite vone) e t’i shenoni ne nje leter per t’ia treguar mjekut (e mund te m’i kaloni dhe mua vlerat).
Ne pritje te pergjigjes se analizave me foto.