Dhimbje ne fund te barkut dhe te vjella
Question
Dr kam nje shqetesim.kam mbesen ketu e cila eshte 12 vjec dhe i kane ardhur periodat ne muajin maj.dmth tani eshte hera e trete. Me shqeteson fakti qe ka dy dite qe ka shume dhimbje te pjesa e fundit barkut.nuk i ka pasur ndonjehere keto dhimbje ghitheashtu ka edhe te vjella..i kam dhene tachipirine qe shkruhet ne uje.dje she sot nga gjysem kokrre. nuk e di a eshte normale kjo dhimbje?? Pres me padurim pergjigjen tuaj. Pune te mbare |
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Dhimbja e periodave mund te ndryshoje nga nje person ne nje tjeter, nga njeri muaj ne tjetrin per faktore te cilet nuk jane identifikuar akoma. Ngadonjehere, dhimbja mund te stimuloje dhe refleksin e te vjellurit por qe eshte dicka kalimtare.
Mbesa eshte shume e vogel, mund ti jepni paracetamol ose ibuprofen per dhimbjen. Jepini te pije sa shume lengje, uje, supe apo dhe cajra te jete sa me e hidratuar. Kjo do t’ia lehtesoje dhimbjen. Masazhimi me vaj livando e thembrave te kembes dhe aplikimi i nje cope te ngrohte ne bark do ia lehtesonte dhimbjen gjithashtu.
Ne rast se do i perseritet ne periodat pasardhese, mund ta kontrolloni te gjinekologu per te perjashtuar cistet e vezoreve (PCOS).
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.