Dhimbje koke, marrje mendsh, rendese.

Question

Pershendetje

Kam dhimbje koke te vazhdueshme qe perseritet te pakten 1 here ne muaj. Dhimbje e forte temporale, pulsuese. Nuk duroj driten edhe zhurmat, shoqerohet ndonjehere me te perziera. Zgjat 2,3 dit dhe kur perfundon ndihem e lodhur dhe e turbulluar. Zakonisht ndodh para ose pas menstruacioneve ose lidhet me ndonje ngarkese emocionale apo stres.

Pervec kesaj 3 vitet e fundit kam nje gjendje qe perseritet te pakten 1 here ne vit ose 2, zakonisht ne pranvere dhe qe zgjat disa dit deri ne 2 jave: marrje mendsh (jo humbje e ekuilibrit, jo levizje e objekteve) qe e ndjej ne pjesen e pasme te kokes. Shoqerohet me dhimbje te lehte koke, veshtiresi ne perqendrimin e syve, levizjen e kokes majtas djathtas. Fillon ne oren 12 te drekes dhe perfundon pasdite 6,7. Cdo dite ne te njejtin orar.

Gjate episodeve te tilla ndihem e paafte per te punuar, per te mbajtur nje bisede apo per te udhetuar. Kur pushon dhimbja e kokes marramendja shtohet.

Nga skaneri i kokes cdo gje normal. Eko e fytit evodenton nje kist ne tiroide jo problematik. Analizat e tiroides ne vlera normale. Pak anemike. Tension pergjithesisht te ulet. Per dhimbjen perdor oki ose migretil. Kam perdorur betahistine per marramendjen por nuk kam pare rezultat te menjehershem. Theksoj qe nuk kam marre nje kure te mirefillte disa ditore.

Jam shume e shqetesuar sepse kur kjo gjendje fillon e perjetoi me shume frike per faktin se zgjat shume dhe nuk ndihem afte per te bere gjerat gjate dites.

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-04-23T18:37:39+00:00

    Pershendetje,

    Per mua dhimbja juaj e shoqeruar me marrje mendje duket si tip migrene. Ama, duhet te perjashtohen patologji te tjera si ato te lidhura me problemet e shikimit (per kete ju rekomandoj te konsultoheni me mjekun okulist), apo me sinuzitin (duhet perjashtuar me mjekun ORL).

    Betahistina eshte nje zgjidhje e mire per marrjen e mendve, por qe nuk eshte terapi e urgjences apo e castit. Ajo arrin veprimin e saj pas disa ditesh, prandaj mjekimi duhet te behet i plote per disa dite rresht (ne pergjithsi brenda 5 diteve nga fillimi i rregullt i saj vihet re permiresimi i gjendjes). Prandaj ju rekomandoj ta perdorni te pakten per 10 dite rresht.

    Ndryshimet hormonale mund te ndikojne ne dhimbjet e tilla te kokes, te cilat lehtesohen nga menstruacionet. Ne te tilla raste, permiresimi i balances hormonale me suplemente mund te ndikojne pozitivisht ne lehtesimin e tensioneve te shkaktuara nga ndryshimet hormonale dhe ne qarkullimin e gjakut ne pjesen e kokes.

    Por qe per mua, ngelet te kontrolloni syte dhe sinuset me mjeket okulist e ORL sic ju citova me lart.

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

     

Leave an answer