Dhimbje kembesh
Pershendetje kam gati nje muaj qe kam nje si debulese tek kembet fillon nga gjuri deri poshte ndjehem si e keputur me eshte futur goxha frike bera analizat ne prill me dolen mire pervec yndyrnave pak te larta por jo shume cfare mund te kem dhe cfare vizitash te bej se jam ne stres? Faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Meqenese yndyrnat ju kane dale te larta, a keni filluar mjekim? Nese po, me cfare?
Dhe ju lutem me saktesoni dhe njehere kur ju ka filluar debulesa te kembet: para se te benit analizat apo pas fillimit te mjekimit per yndyrnat e larta?
A keni vuajtur nga rheumatizma? Apo keni vene re si damare te zinj ne kembe (varice)? A i keni kembet e enjtura? Qendroni shume kohe ulur apo ne kembe pa levizur? A keni kryer ndonje ekzaminim tjeter lidhur me zemren apo veshkat? melcine? Nese po, si ju kane dale?
Me duhen keto informacione per te arritur te gjejme shkakun e problemeve tuaja.
Mos u stresoni per keto probleme. Cdo gje a ka nje zgjidhje. Ama ne fillim duhet gjetur shkaku i saj.
Ne pritje te informacioneve shtese te kerkuara.
Gjithe te mirat.