Dhimbje infeksion te koka e thithit
Pershendetje.
Kam nje femije ne gji 16 muaj, kur pi me jep dhimbje koka e gjirit, ato jane te skuqura dhe cara te koka dhe pjesa kafe e kuqe dhe e rrjepur. Kam perdorur krem multi – mam po nuk ka ndryshim.
Ju lutem me thoni cfare mund te bej se kam 2 jave keshtu?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Kam pershtypjen se bebi juaj ka nje irritim (skuqje apo infeksion) te gojes se tij. Ka shume mundesi te kete kaluar ndonje viroze me bark ose te vjella. Ose nese nuk ka kaluar do kete ndonje infeksion mykotik te gojes. Mundesia tjeter eshte irritim i mukozes se gojes per shkak te daljes se dhembeve qe eshte normale per moshen e femijes tuaj 16 muaj.
Duhet pare nga afer goja e femijes per skuqje apo irritime apo zbardhje te gjuhes..
Nese vertetohet myku i gojes (e kjo arrihet nepermjet nje analize : kulture e sekrecioneve orale per candida e fece candida),, atehere mjekimi behet me anti-mykotik te tipit Miconazole oral gel (kujdes kur ta merrni ne farmaci te jete per gojen e jo per lekuren). Por ama per kete duhet ta keni kontrolluar te mjeku pediater njehere.
Per momentin, do ju keshilloja higjene te thithit e gojes se bebit sa here qe ai pi gjirin. Mund t’i perdorni Bells Glycerin of Borax te koka e thithit kur te pije djali ose te lyeni gojen disa here ne dite per t’i qetesuar irritimin e gojes. Kjo do qetesoje dhe thithin edhe gojen e bebit.
Nderkohe, mbani nje nape ose dicka te pambukte te koka e thithit gjate kohes qe nuk pi bebi ne menyre qe te rrije paster.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar. Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.