Dhimbje ezofagu
Pershendetje doktoresha!
Ju kam shkruar shume here dhe shume faleminderit per cdo pergjigje tuajen.
Do ju kerkoja nje konsukten tuaj edhe me nje shqetesim qe kam.
Nuk me ndodh cdo dite, por kohet e fundit e kam ndjere qe me ndodh me shpesh,mbase nje here ne jave.
Ndjej nje dhimbje ne ekzofag , sikur gelltit nje dicka te forte qe mezi e kapercen dhe kur e gelltit mendon se shpetove, te tille dhimbje kam per nje fare kohe her me ka zgjatur 15 min , kur jam shtrire per t fjetur me ka zgjatur 3 ore deri sa me zuri gjumi.
Dmth me dhemb ne cdo pozicion dhe edhe kur nuk jam duke ngrene buke.
Her me leviz dhimbja nga ku fillon ekzofagu deri ku mbaron qe de ne stomaku
Dhe me pas kjo dhimbje shoqerohet edhe me dhimbje tek shpatulla e djathte
Ose me ndodh qe me dhemb ne mes te gjoksit dhe me pergjigjet prapa serish ne kurriz si nje rrezatim dhimbje edhe ne mes te shpatullave ,dhe ndonjer dhimbja nga kurrizi me dhemb aq shume sa me djeg e kurrizi.
Urth nuk kam, pra nuk ndjej lengje ne egryke qe te me kthehen, ndonjer kam vene re se kjo dhimbje me pas me shoqerohet me disa gogesitje.
Edhe kur kam qene me e vogel ne shkolle kurrizi me dhemte shume ,
Nese une do laja shume ene dmth, apo nje pune tjeter qe do lodhesha nga pozicioni i kurrizit kurrizi me dhembte aq sa me digjte nga dhembja.
Nuk di me ke ta lidh kete pjese me kurrizin apo me ezofagun.
Doktoresha me dha per nje jave omeprazol te pi.i piva dy dite dhe i lashe sepse mendoj qe sdo me beje pune, sepse nje jave mua mund te mos me dhembe
Dhe te me dhembe nje dite tjeter edhe kot sa ti fus ilace trupit.mendova se e kisha nga kastraveci , dhe kam kohe qe nuk e kam ngrene. Sot me ndodhi nja 30 min pasi hengra mengjesin buke me gjize laker te kuqe te grire , vaj ulliri, avokado. Madje kemi mbajtur diete nga yndyrnat apo gjerat pikante edhe per shkak te dietes nga melcia te bashkeshortit tim. Kemi dy muaj me regjim. Vetem embelsirat ndjej qe i teproj gjate dites. Ha shpesh.
Gjithashtu nuk e di a ka lidhje me kete gjendje, por mbaj mend qe disa vite me pare kur laja tapetin, po ashtu edhe nje her me vone me ka dhembur gjoksi sikur me kalonin thika ne gjoks dhe jam shtrire menjehere.
Ne doktori i zemres jam vizituar , skam pasur gje, ne lidhje me zemren per keto shenja.
Cfar mendimi keni ju, jam 33 vjec femer?
Faleminderit shume paraprakisht
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Dhembja qe referoni duket e lidhur me problemet me shtyllen e kurrizit (me sakte prekje te nervave qe dalin prej shtylles se kurrizit sidomos ne rastet kur sforcoheni fizikisht). Per mua, duhet nje konsulte me mjekun ortoped per te vleresuar nese ka anomali te shtylles se kurrizit.
Nese e sheh te nevojshme, ortopedi mund t’ju referoje te mjeku neurolog per te vleresuar deri ne c’pike kemi prekje te nervave qe te vendosim per menaxhimin e ardhshem.
Per sa i perket omeprazolit, e mira eshte ta vazhdoni per 2 jave sic jua ka keshilluar doktoresha juaj, pasi jane disa shenja si dhimbja qe ndjeni 30 minuta pas ngrenies se ushqimit, edhe kjo flet per probleme te stomakut qe shfaqen me shenja te rralla sic eshte ne rastin tuaj. Ju mund t’i konfirmoni keto probleme me stomakun nese vendosni te kryeni fibrogastroskopi e cila konfirmon prezencen e ketyre problemeve apo jo.
Gjithashtu do ju keshilloja te aplikoni krem antalgjezik (tipit Calixam, Muscle Rub apo Glucosamine Gel) ne shtyllen e kurrizit nga qafa deri ne mes te shpatulla.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.