Dhimbje e kokes
Question
Pershendetje po pyes per nenen time e cila eshte 49 vjeqare ka problem me dhimbjen e kokes gjdo here kur e qendron ne nje ambient qe ka rreze dielli e kap nje dhimbje koke e madhe dhe nje mundim i shoqeruar me te vjellura .
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Dhimbja e kokes eshte nje simptome qe tregon per probleme shendetsore te lidhura me sistemin kardiovaskular (hipertension), dehidrim apo migrena.
Nderkohe, dhimbja e kokes eshte gjithashtu e lidhur me qendrimin ne ambjente pa ajer si ato te mbyllura, apo kur ka ekspozim ndaj rrezeve te diellit. Plus, meqe nena juaj eshte 49 vjece, ajo mund te kete dhe probleme me menopauzen, ndryshimet hormonale japin keto shqetesime.
Per mua, duhet te:
– matni tensionin e gjakut nenes suaj te pakten per 1 jave, dhe te shenoni rezultatet dikur per ti patur me lehte tia tregoni mjekut tuaj, qofte edhe per tmi derguar dhe mua
– matni glicemine (sheqerin ne gjak)
– pije sa me shume lengje, uje apo lengje te fresketa frutash per te evituar dehidrimin
– perdore vetem paracetamol kur te kete keto dhimbje
– te ajrosni ambjentet brenda. dhe te shetise me shpesh ne ajer te paster
– nese i kane filluar shenjat e menopauzes (mungese periodash), per mua duhet te filloni suplemente me baze primrose oil te tipit Menopace per te lehtesuar shenjat.
Gjithe te mirat. Me shkruani kur te keni monitoruar tensionin e gjakut.