Dhimbje Dhemballe
Prsh, ne fund te dhjetorit kam hequr dhemballen e syrit pasi e kisha te prishur. nderkohe qe kam bere edhe nje operim retinen e syrit ne fund te shkurtit. U bene rreth dy jave qe kam dhimbje, deri diku te durueshme si dhe fryrje e skuqje te mishit ku eshte hequr dhemballa. Duke pare situaten ku ndodhemi, cfare medikamentesh mund te perdor?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Ne fakt, enjtja pas heqjes se dhemballes se syrit vazhdon pak me gjate per disa jave si ne rastin tuaj gati 3 muaj. Per mua, ju duhet te merrni mjekim per probleme shendetsore kronike si diabet apo probleme te tensionit te gjakut (te dyshuara pasi keni operuar retinen). Me korigjoni nese e kam gabim.
Tashti ajo pjese dhemballe duhet vleresuar per te perjashtuar qelbezimin. Meqe jemi ne rast emergjence, do ju keshilloja te beni shpelarje te gojes me uje te ngrohte e kripe (1/2 gote uje te ngrohte me 1 luge caji kripe). Disa here ne dite, deri ne qetesimin e dhimbjes.
Mund te perdorni paracetamol (jo me shume se 6 tb 500 mg ne dite). Kjo derisa te beni rikontrollin te dentisti juaj.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje problem tjeter shendetsor.
Dr.Albana