Dhimbje dhe shqetesime ne te gjithe gjysmen e majte te trupit

Question

Pershendetje,

Kam dhimbje koke kalon nga syte mes permes kokes nga pas. Pra gjysma e kokes ana e majte

Shqetesime si pickime ne fytyre rreth hundes syve deri te veshet.

Mimika te shpeshta te ballit dhe pjeses se buzeve.

Dhimbje e qafes, ana e majte me e dobet se ana e djathte

Ndjenje bllokimi ne fytyre

Faqe te kuqe gjithmone.

Kemi bere shume vizita me mjeke qe nuk japin zgjidhje

Ju lutem na ndihmoni

Answers ( 6 )

    0
    2023-06-16T11:15:46+00:00

    Pershendetje,

    Dhimbjet qe keni ne koke dhe qafe, i shoh te lidhura me spondiloartroze te qafes. Grafia e qafes do ndihmoje ne dhenien e diagnozes.

    Gjithashtu duhet kontroll i syve per te perjashtuar problemet me shikimin qe mund te japin te njejtat shenja.

    Ato ndjenjat e bllokimit apo pickimit ne fytyre jane te lidhura me prekjet e nervave te kokes qe kalojne ne pjesen e qafes. Marrja e vitamines B kompleks te tipit Forte Nerve B do ju ndihmoje ne ushqyerjen e ketyre nervave dhe zbutjen e simptomave.

    Per mua, duhet dhe nje grafi e sinuseve per te perjashtuar problemet me sinuzitin kronik me relapse te here pas hershme.

    Faqet e kuqe gjithmone per mua ka disa arsye:

    • ju thoni qe keni bere analiza te shumta, me duhet te kem keto analiza se dua te shikoj serine e kuqe te gjakut tuaj dhe nivelin e trombociteve perpara se te jap nje vleresim
    • dua te di moshen tuaj, dhe kur keni filluar ti ndjeni keto faqet e kuqe, prej sa kohesh?
    • dua te kontrolloni tensionin e gjakut, dhe ti mbani shenim rezultatet per te vleresuar luhatjet e tij: mundesisht 2 here ne dite: paradite e ne darke.

    Ne pritje te informacioneve dhe rezultateve te analizave te sipercituara.

     

    • mosha aktuale 27vjec
      shqetsimet kane disa vite qe jane prezente kane nisur me dhimbje te forta mbrapa koke si nje pike qe nuk ndalonte se shtrenguari
      si dhe me dhimbje ne rreze te kofshes se majte (nga mbrapa kembes)
      per gati 6 vite ka qene e njejta dhimbje

      dy vitet e fundit jane shfaqur problemet me mikiken e fytyres levizje duke rrudhosur vetullat apo duke levizur buzet si terheqje hunde ndersa dhimbja e kokes ndodh me rralle

      faqet jane konstante gjate gjithe dites dhe mund te kene disa muaj qe eshte vene re

  1. kjo eshte pergjigja e grafise se sinuseve
    e kam ne disk


    Attachment
    0
    2023-06-17T07:03:55+00:00

    Pershendetje,

    Nga te dhenat e grafise se sinuseve, sinuzit nuk keni, por ju ka kerkuar te beni rezonancen e kokes (MRI).

    Per mua duhet ta beni jo vetem te kokes por edhe te qafes. Nese mjeku neurolog eshte dakord, mund te te duhet edhe nje rezonance e plote koke, qafe dhe pjeses tjeter te shtylles kurrizore.

    Per faqet e kuqe konstante, mund te jete e lidhur me rozacene, por me duhet nje foto dhe pergjigja e analizave te gjakut komplet me formule, dhe strishos se gjakut.

    Pjesa tjeter e shqetesimeve, duket e lidhur me plekset nervore te cilat duhet te ekzaminohen imtesisht nga neurologu.

    Ne pritje….

  2. kjo eshte pergjigja e MRI

     


    Attachment
  3. keto jane pergjigje te analizave


    Attachment
  4. pergjigje analizash


    Attachment

Leave an answer