Dhimbja e mpirja e kraheve
Pershendetje
Kam mamin 55 vjece e cila vuan shume nga dhimbja e kraheve dhe duarve , zakonisht dhimbja fillon ne oret e para nga ora 2 deri ne oren 7 te mengjesit .Ka mpirje dhe djegie dhe gjate gjithe dites vazhdon e njejta gje .
Çfare lloj problemi eshte ky dhe çfare lloj kure mund te marri per to ?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Mami juaj eshte 55 vjec ne moshen e menopauzes. Ndryshimet si hormonale apo te tjera te metabolizmit qe ndodhin ne kete moshe japin shenja e ankesa nga me te ndryshmet per pacientet e kesaj moshe.
Per mua, ti beni kontrollin e vitamines D, sepse zakonisht kjo ulet ne kete moshe.
Por edhe problemet rheumatizmale perkeqesohen ne kete kohe, keshtu qe e mira te beni ca analiza per vleresimin e problemeve rheumatizmale (gjak komplet, PCR, eritrosedimenti, fibrinogjeni, faktori rheumatoid.
Plus per mua te marre pak suplemente me vitamine b komplex te tipit Bitorex per te ndihmuar ne ushqyerjen e nervave lokale.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.
Gjithe te mirat.