Dermatit seborroik

Question
  1. Kam dermatit seborroik ,skuqje te pergjithshme te fytyres
  2. Renie floku
  3. Cfare duhet te marr?

Answer ( 1 )

    0
    2024-06-01T17:14:06+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    E mira do ishte nje foto e fytyres dhe e flokut prej te cilet te kuptojme pse ju eshte vene diagnoza Dermatiti seborrhoik.

    Si informacion te pergjithshem mund te them qe dermatiti seborrhoik eshte nje semundje kronike e lekures qe prek me shume zonat e pasura me ind dhjamor si lekura e kokes (skalpi), fytyra dhe pjeset e siperme te trupit.

    Shkak per kete jane disa duke perfshire trashegimine si faktorin kryesor, mbiprodhim i dhjamit nga gjendrat dhjamore te trupit sidomos ne keto zona, ulje te sistemit imunitar per shkaqe te ndryshme, apo edhe semundje neurologjike si Parkinson, apo edhe ato te shoqeruar me imunitet te ulur si HIV/AIDS.

    Faktore te tjere jane disa tipe myqesh te lekures qe normalisht gjenden ne lekure por per arsye te ndryshme mund te ngrene koke e te shkaktojne infeksioni, myqe te tilla si Malassezia.

    Faktore te tjere klimaterike apo stresi apo ekspozimi ndaj kimikateve japin gjendje te tilla te dermatitit seborroik.

    Prandaj, pervec fotos me duhet te di nese vuani nga ndonje semundje kronike? Apo nese punoni ne ambjente me stres apo ekspozim ndaj kimikateve te ndryshme?

    Mjekimi konsiston ne menaxhimin e shenjave klinike te tilla si skuqja apo petezimi i lekures dhe ndihma ne regjenerimin e saj.

    Me pare me duhet te shoh gjendjen e lekures suaj, per te vleresuar se cili eshte mjekimi me i duhur per te.

    Ne pritje te fotos dhe informacioneve te siperkerkuara.

     

Leave an answer