Demartolog: djersitja e shtuar dhe djegie ne zonen e vitheve
Pershendetje,
Jam nje 30 vjeqar. Merrem me fitnes dhe po djersit shume dhe ne zonen e vitheve ne anen e majte. Po kam ndjesi si djegie edhe si gjemba kur po ka kontakt me lekuren mes veti edhe kur po ndjersitem.
Kjo ka ndodh qe 1 jave ne fitnes e kam verejtur qe ka filluar diegia dhe ndjesia si gjemba. Keshtu s’ka as 1 shenje te kuqe apo dicka. Pres pergjigje.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Eshte normale qe te keni djersitje nese shkoni ne fitness e sidomos kur beni ushtrime te tipit cardio workout me intensitet te larte.
Disa tipe njerezish reagojne ndaj djerses me reaksione te tilla si djegie te lekures apo edhe kruarje pa ndonje shenje ne lekure. Kjo eshte si rezultat i kriperave te djerses ne kontakt me lekures ne nxehur gjate aktivitetit fizik.
Kjo ndihet me shume ne zonen e palave (mes vetes) dhe ne zonen e vitheve.
Duhet vetem te mbani higjenen e trupit. Kur te beni fitness te vishni rroba te pambukta: bluze pambuku te holle, te brendshme pambuku, edhe tutat te keni permbajtje pambuku pasi sintetiket mund te shtojne irritimin e lekures.
Kujdes me produktet kozmetike apo sapunet apo shampot larese. Mundohuni te zgjidhni ato per lekure sensitive te tipit Avene Gentle Shower Gel qe pastron dhe nuk irriton lekuren kur te laheni pas fitness.
Mundohuni te keni sa me shume ajer ne ambjentin kur beni ushtrime.
I zbatoni per nje jave keto. Nese qetesoheni atehere vazhdoni keshtu. Nese jo, dhe nese do ju shtohet kruarja apo irritimi i lekures atehere me thoni pasi do ju duhet te perdorni dicka tjeter.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.