damaret e duarve
mirmbrema doja tju thosha qe kam nje problem qe 5 dit dhe net me fryen damaret tek shputat e duarve dhe ndjej ndonji her therje dhe si mpimje cfar mund te kem jam vizituar me kan then e ke nga qafa me kan nxjerr kalcium dhe maximus por spo ndjej permirsime dhe pse ka dy dit qe po i pin nrase e lexoni me tregoni cfar mund te kem ju faleminderit.
Answers ( 2 )
Pershendetje,
Duket si problem i lidhur me inflamacion te kyceve dhe ndoshta shtypje e nervave qe dalin nga shtylla kurrizore. Kjo vertetohet me ane te nje grafie e rezonance te kolones vertebrale.
Meqe keni fryerje te damareve te duarve, mund te kemi te bejme dhe me:
– probleme te qarkullimit: per ti perjashtuar, duhet te kryeni Echo Doppler te eneve te gjakut ne periferi
– ose nese keni punuar shume e keni ngritur pesha, kjo fryerje vjen nga peshat dhe puna e rende.
Maximus eshte nje anti-inflamator per qetesimin e dhimbjes. Per mua, nese eshte vertet problem i qafes, ju duhet:
– masazh i qafes dhe kolones vertebrale deri ne lehtesimin e dhimbjeve
– aplikimi i kremrave qetesues te tipit Calixam cream 2 x ne dite.
– duhet perdorim i magnesium dhe vitamines B complex. Me tregoni me foto ilacet qe ju ka rekomanduar mjeku juaj.
Ne pritje te fotos se kerkuar.
Gjithe te mirat.
Dr.Albana
maximus. edhe cacli-care tablet me ka then qe ti perdori por prap kam fryerje te damareve nuk asht se kam punuar per te then qe jam lodhur jam 24 vjeq kam pasur nje problem qe kam ndenjur shum ne pc qafen e kam mbajt shtrenbet edhe shpinen
Pershendetje,
Ne rastet e keqpozicionimit te shtylles kurrizore verehen te tilla shqetesime. Prandaj, krahas atyre medikamenteve, per mua duhet te vazhdoni me masazh, aplikimi i antiinflamatoreve lokale dhe te merrni suplemente me baze magnezi. Fizioterapia eshte gjithashtu nje zgjidhje e mire.
Duhet pak me shume kohe per te arritur qetesimin e dhimbjeve.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.