Daflon per Trajtimin e Hemorrhoideve?
Question
Pershendetje,
Ne 4 muajt e fundit kam vuajtur nga hemorrhoide. Doktori me dha Daflon dhe antibiotik. Pasi i mora per disa jave, mu shfaq fistula anale. Kam 4 muaj qe vuaj nga fistula anale dhe hemorrhoidet.
Gjate ketyre muajve, kam patur problem me ejakulimin deri ne fund te muajit te 4-rt pas mjekimit. Tani arrij te ejakuloj por semeni eshte ne sasi te paket dhe sikur ka pus ne te.
Si te veproj? Ndonje keshille?
Faleminderit.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Per t’ju pergjigjur pyetjes suaj, jo hemorroidet dhe fistula anale nuk kane shkaktuar probleme me semenin vetem nese eshte shkaktuar infeksion i semenit.
Per mendimin tim, ju nevojitet te beni nje spermograme dhe spermokulture per te percaktuar diagnozen e sakte dhe mjekimin sa me te pershtatshem.
Plus ju duhet te beni nje ECHO abdominale per te vleresuar organet interne dhe ato te aparatit uro-genital.
Duhet te shtoni konsuminim e lengjeve sidomos te ujit dhe tretesirave kripore Tresol.
Daflon eshte mjekimi i duhur per hemorroidet. Por mos harroni nese nuk beni ndryshime ne dieten tuaj duke shtuar sa me shume uje e fibra per te lehtesuar funksionin e zorreve; atehere mjekimi me Daflon nuk do kete shume efekt.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Sherim te shpejte.
Dr.Albana