Cregullim te ciklit menstrual

Question

Pershendetje , jam 18 vjecare dhe vuaj nga cikli menstual i cregullt . Prej moshes 15 vjece e deri me tani cikli im ka qene i cregullt ateher ta demonstroj pak se si : Ni muaj me vin nje muaj nuk me vin dhe kur me vin nuk kam shume gjakederdhje dhe as dhimbje. Kam pasur problem me infeksion urinar dhe kam rrezultuar me Infeksionin E coli e tani jam akoma duke e trajtuar , Nuk kam shkuar ne kontroll tek gjinekologu sepse kam frik por me disa informata te rastesishme me kan thene se mund te kesh cista …Perndryshe jam e virgjer

Cka mund te jete problemi dhe a eshte rrezik sepse jam shume e shqetesuar

Ju faleminderit !

Answers ( 1 )

    0
    2020-04-22T17:43:06+00:00

    Pershendetje,

    Per moshen tuaj, crregullime te tilla hormonale te ciklit jane normale. Akoma nuk keni arritur pjekurine e duhur. Megjithate, ne duhet te perjashtojme probleme te tjera te lidhura me:
    – cistet ne vezore : ju duhet nje echo e mire abdominale dhe aparatit uro-genital (qe e ben gjinekologu)
    – probleme me tiroiden: ju duhet analize gjaku TSH/T3/T4 dhe nje echo te tiroides (qe e ben nje ekograf cfaredo)
    – gjak komplet + formule + sideremi (per te perjashtuar anemine)
    – urine komplet

    Meqenese jeni akoma e virgjer, ju rekomandoj te mos perdorni ovula apo asnje medikament apo ekzaminimin vaginal.

    Megjithate edhe infeksionet urinare, plus medikamentet e perdorura per keto infeksione mund te keni ndikim te periodat tuaja. Keshtu qe prisni te mbaroni mjekimin dhe mund te kryeni ekzaminimet e kerkuara si me lart.

    Menyra e jeteses, ushqyerjes, dhe stresi kane edhe keto ndikime negative ne periodat tuaja. Prandaj, nje ushqyerje e shendetshme, aktiviteti fizik dhe menaxhimi i stresit do ju ndihmonte.

    Ju them te mos e merrni me stres. Keto jane gjera qe ndodhin zakonisht. Por per siguri, ju kam keshilluar ekzaminimet me lart.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
    Dr.Albana

    • Alba Zefi
      0
      2020-05-25T17:19:26+00:00

      Pershendetje, vetem doja ti jepja sadopak kurajo vajzes ne fjale pasi dhe une kam kaluar cist ne vezore vitin e kaluar dhe jam 1 vit me vogel. I sugjeroj qe ti beje sa me pare analizat qe mos te lejoje gjendjen te agravoje ashtu si une nese ka dicka te tille. Kurrsesi sduhet te shqetesohet! Gjithe te mirat!

Leave an answer