Cili eshte shkaku qe anusi eshte enjtur dhe shume i dhembshem?

Question
Pershendetje Doktor,
Para 3 vitesh kam patur nje fisure anale. Por mu shfaq serish pas 4-5 muajsh. Diagnoza eshte hemorroide e grades se III.
Para 2 viteve cdo gje u rregullua, por tani kam nje te fryre/enjtur prej 2 ditesh ne zonen anale. Kam shume dhimbje. Cfare te bej? Ju lutem me keshilloni.
Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2018-10-31T10:28:40+00:00

    Pershendetje,

    U njoha me gjendjen tuaj shendetsore dhe duke patur parasysh historine tende personale te problemeve me fisure anale dhe hemorrhoide, do te rekomandoja te caktonit nje takim urgjent me proktologun. Ai duhet te rishikoje e rivleresoje gjendjen e pjeses anale. Plus do te vendose nese ju duhet nje nderhyrje tjeter kirurgjikale ose jo.

    Per momentin keshillat e mia jane si me poshte:

    • Mundohuni te evitoni konstipacionin. Nese ndjeni nevojen per te shkuar ne banjo, mos e vononi.
    • Hani me shume ushqime te pasura me fibra: fruta, perime, drithera, etj.
    • Evitoni kosin apo djathin pasi do ju rendoje konstipacionin
    • Pini sa me shume uje
    • Mund te filloni te merrni supplement me fibra si Psyllium ose fibra kumbulle.

    Shpresoj qe ju pergjigja pyetjes suaj. Mos hezitoni te me kontaktoni serish ne rast se do keni pyetje te tjera.

    Dr.Albana

    Select as best answer

Leave an answer