Cfare shkakton dhimbje herepashershme ne kofshe?
Question
Pershendetje,
Kam nje dhimbje djegese here pas here ne kofshen e djathte. Duket sikur ka lidhje me nervin. Fillon menjehere papritur. Ka filluar para 3 javesh fillimisht kur kam qene ulur. Pastaj vazhdon vetem nje here ne dite, ulur, ne kembe, duke ecur.
Nganjehere jo per ditete. Nuk kam skuqje apo enjtje ne kembe.
Disa here eshte ndjej dhimbje ne prekje pastaj vjen ndjesia e djegies. Zgjat vetem 5-10 sekonda dhe pastaj iken.
Ngadonjehere eshte shume e dhembshme, here tjera jo aq keq. Dje pershembull ndodhi 18 here, sot 12. Kam 5 dite qe e kam vezhguar.
Faleminderit.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Pasi analizova te dhenat tuaja klinike mund t’ju them qe dhimbja qe ju ndjeni eshte nga shtypja qe i krijohet nervit aty prane nga problemet e shtylles kurrizore. Do ju keshilloja nje konsulte urgjente me neurologun dhe te kryeni disa ekzaminime diagnostikuese sic jane testet EMG per te perjashtuar problemet e muskujve dhe nervave.
Gjithashtu kerkohet konsulte me ortopedin dhe grafi e shtylles kurrizore per te perjashtuar problemet me nervin shiatik. Per momentin, mund t’ju keshilloj te merrni suplemente me vitamin B, magnezium, kalcium, vit.D, zinc.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Mos hezitoni te me shkruani serish per ndonje problem tjeter qe mund te keni.
Sherim te shpejte!
Dr.Albana