Cfare mund te perdor per fytyren?

Question

Mosha ime eshte 22 vjece.
Shenja post akneve hormonale qe kam pas kuruar me pare dhe hiperpigmentim skuqje.
Nuk me kane dhene efekt kremrat qe kam perdor per kete problem kane qeme kremra te markes la roche,avene,cerave.

Answers ( 2 )

    0
    2023-12-06T17:21:14+00:00

    Pershendetje,

    E kuptoj shqetesimin tuaj. Per moshen tuaj te re, eshte normale te ngele pak skuqje pas largimit te akneve. Me kalimin e kohes ato do te rregullohen.

    Zakonisht une u rekomandoj pacienteve te mi:

    • larje me sapun anti-akne Hemani (apo sapun i zi), fillimisht te lahet me uje te ngrohte, te shpelahet me uje te ngrohte e direkt pastaj me uje te ftohte. Kjo behet per te pastruar poret e per ti mbyllur lehte ato.
    • Pastaj vendoset krem Dermafil (me efekt qetesues e rigjenerues) 2 here ne dite.
    • Nderkohe gjate dites u rekomandoj aplikimin e gel aloe vera te ftohte

    Kjo behet per 2 jave rresht. Beni nje foto te fytyres tani, dhe pas 1 jave e ma dergoni per te verejtur ndryshimet.

    Pacientet e mia kane patur permiresim, shpresoj te keni dhe ju. Kjo sepse lekura te ndryshme reagojne ne menyra te ndryshme.

    Duke ju uruar sherim te shpejte.

  1. Do e provoj patjeter kete metode
    Te falenderoj
    Do iu shkruaj perseri per rezultatet

Leave an answer