Cfare mund te bej per renien tej normales te flokeve?

Question

Jam nje vajze 28 vjec (asnjehere shtatzene) dhe kam patur 2 raste me pare kur kam pature renie te flokeve ne sasi te frikshme (nje here kur kam qene 12 vjec dhe heren tjeter kur isha 23). Ne te dyja rastet kane qene periudha kur kam qene shume e stresuar. Keto 4 muajt e fundit ka ndodhur e njejta gje, sidomos muajin e fund. Madje edhe kur e prek flokun me bien tufa floku, ose kudo ku vendos koken ka tufa floku. Kur isha 23 shkova tek dermatologia dhe me dha nje recete me disa vitamina dhe nje ilac qe s’me kujtohet. I perdorua per rreth 1 vit dhe funksionuan. Edhe keto muaj kam qene tejet e stresuar, ndoshta kjo eshte edhe arsyeja. Semundje te tjera nuk kam, as ilace nuk marr. Ne spital keto kohe nuk mund te shkoj. Mund te me sugjeroni ndonje ilac ose dicka tjeter? Faleminderit!

Answer ( 1 )

    0
    2020-03-31T07:48:45+00:00

    Pershendetje,

    Po, derisa te hapen rruget e te beni disa analiza e konsulte dermatologu, mund te perdorni si me poshte:
    – Ferotec capsula 1 ne dite
    – Nutriscal capsula 1 ne dite
    – Nutriscal shampo

    Pastaj, ku te keni mundesi (te pakten pas 1 muaji shpresojme se do kemi permiresim te gjendjes nga covid-19), duhet te beni keto analiza:
    – gjak komplet + formule
    – urine komplet
    – transaminazat (AST/ALT)
    – kreatinemi/azotemi
    – sideremi/ferritinemi
    – TSH/T4
    – ekzaminim i flokut per micele e per patologji te tjera

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.
    Dr.Albana

Leave an answer