Cfar duhet te blej per veten time dhe per bebin vajz,sepse e kam femijen e par?

Question

Përshëndetje,jam shtatezane 5 muajshe e kam vajz por nuk di cfar gjerash,rrobesh,duhet te blej per bebin dhe per veten time ne maternitet dhe mbas maternitetit,ju lutem me ndihmoni

Answer ( 1 )

    0
    2024-06-01T17:39:28+00:00

    Pershendetje,

    Ne diten e sotme jane te lehta per te gjetur veshmbathje per vete dhe per foshnjen.

    Per mua, edhe pse gjinine e femijes e keni vajze, e mira si fillim te bleni kostume qe jane dhe per djem dhe per vajza. Ama mos blini shume pasi foshnjet rriten shume shpejt dhe do ju duhet te bleni te tjera. Kushtet per t’i lare e nderruar veshjet femijes ne ditet e sotme fale Zotit jane te pershtatshme. Te gjithe duhet t’i jemi falenderues per kete.

    Duhet te bleni setet e bebeve, batanijen per mbeshtjelljen e bebit. Nese nuk i keni mundesite e mira financiare, i beni blerjet sa keni mundesite.

    Pastaj ju duhet shampo e bebit hidratuese. Personalisht kam rekomanduar Mustela 0+ hydrating qe nuk i djeg syte bebit, dhe eshte per larjen e kokes dhe trupit.

    Ju duhet kremi per zonat intime qe mund te skuqen bebit. Rezultate te mira te pacientet e mi kam pare ndersa kane perdorur Mustela Vitamin Carrier Cream 1-2-3

    Personalisht jam kunder parfumeve per beba pasi mund te shkaktojne irritime.

    Mund te merrni dhe nje vaj bajamesh ne rast se lekura e bebit mund te thahet apo t’i behet rrjebulla. Gjithesesi do flasim me kalimin e kohes.

    Edhe njehere, fokusohuni ta nxirrni sakte bebin. Mos bleni shume gjera ne fillim sepse do e shikoni sa shpejt do i nderroni veshjet bebit se do rritet.

    Per veten tuaj, ju duhen ato shtresat per grate lehona qe te mos beni pis dyshekun ne maternitet. Dhe lines per lehona qe te mbajne fluksin e madh te gjakut.

    Normalisht duhet te shkoni me fustan ne maternitet, merrni dy cope qe t’i keni me nderrese. Merrni dhe peshqir duarsh, letra te lagura Mustela pambuku organik per bebin (por mos ia perdorni te fytyra).

    Gjithesesi, duhet te prisni deri ne fund te muajit te tete qe te  arrini te plotesoni canten e maternitetit. Peshqirin e bebit zgjidhjani te bute. Beni gati dhe ato veshjet fanellate per te mbeshtjelle bebin.

    Per tani kaq mjafton. Me kalimin e kohes do komunikojme serish duke u nisur dhe nga gjendja juaj shendetsore.

    Zoti jua befte te lehte deri ne fund e te gezoni foshnjen tuaj.

     

Leave an answer